Shqiperia rrezikon te mbetet edhe pa Gjykate Apeli

  • 6 years ago
Shqipëria nuk ka më Gjykatë Kushtetuese funksionale prej disa muajsh. Për shkak të Vetting-ut nuk funksionon as Gjykata e Lartë. Tani rrezikon edhe Apeli. Alarmin e jep kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.

Shkëlqim Ganaj tha në raportimin vjetor në Komisionin e Ligjeve, se shkak është korrupsioni i lartë mes togave të zeza.

"Gjyqtarët e Apelit kanë problemet më të mëdha. Vitin tjetër do të jemi edhe pa Gjykatë Apeli me këtë trend".

Opozita dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare e kanë ngritur prej muajsh shqetësimin se Vetting-u ka nxjerrë jashtë loje gjykatat kryesore në vend. Mosfunksionimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk jep shpresë që situata të ndryshojë në një të ardhme të afërt.

Recommended