Shqiperia rrezikon rritje te shpejte te borxhit publik | Lajme - News
  • 4 years ago
Pandemia e Covid-19 do t?i kushtojë financave të shtetit shqiptar një rritje të konsiderueshme të borxhit publik, tregues i cili parashikohet që të arrijë në 76.8% të Prodhimit Kombëtar, ndër më të lartit në historinë e vendit.

Në një studim të Bankës Botërore mbi efektet që ka shkaktuar epidemia në vendet me të ardhura mesatare, Shqipëria përfshihet në listën e 15 shteteve nga 106 vende të kësaj kategorie, që rrezikojnë rritjen më të madhe të borxhit publik.

Aktualisht vendi ynë rezulton me borxhin më të lartë në rajon, 68% , por deri në fund të vitit parashikohet që treguesi i borxhit të kërcejë në 76.8%.

Vetëm gjatë këtij viti buxheti ka arritur të akumulojë një borxh në masën e 260 milionë Dollarëve, i cili llogaritet të shkojë në 860 milionë Dollarë deri në fund të 2020-s.

Tërmeti dhe pandemia përmbysën planin makro-ekonomik fiskal të përgatitur vitet e fundit nga Ministria e Financave, e cila për të realizuar këtë reformë miratoi dhe një ligj të posaçëm për menaxhimin e financave publike, i cili ndalon çdo qeveri të rritë borxhin derisa ky tregues të arrijë nivelin 40% të PBB-së.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended