Ora News - Shqipëria rrezikon të humbasë 10 apartamente të trupit diplomatik në Romë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Shqipëria rrezikon të humbasë 10 apartamente në Romë që më parë përdoreshin prej trupit diplomatik. Shkak janë paqartësitë juridike por dhe detyrimet e pashlyera. KLSH në auditim e zhvilluar për këtë çështje konstaton deri në rrezikun nga sekuestro

Rome- Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimin e zhvilluar vitin e shkuar ka konstatuar rrezikun për humbjen e 10 apartamenteve në Itali që janë në pronësi të shtetit shqiptar.

Sipas dokumenteve zyrtare pronat janë regjistruar në datën 29 shtator 2013, në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Romë, por pavarësisht kësaj, për to nuk ka siguri të plotë juridike për pronësinë nga shteti shqiptar.

Republika e Shqipërisë, thuhet në dokument, rezulton debitore në regjistrin publik në Romë dhe si të tilla këto pasuri mund të jenë objekt sekuestrimi.

Nga komunikimi verbal me përfaqësues të DSHTD u konstatua se këto apartamente nuk administrohen nga DSHTD, megjithëse kanë kaluar 5 vjet nga korrespondenca e fundit, ende nuk ka informacion mbi regjistrimin e mëtejshëm të tyre.

Madje shtohet se informacionet janë pjesore mbi përdorimin nga punonjës të ambasadës dhe konkludohet se këto pasuri ekspozohen ndaj riskut të mashtrimit.

Po ashtu vërehet se për këto pasuri ka pasur dhe përballje ligjore, pasi një shoqëri ka kërkuar lirimin e apartamenteve, të zëna prej vitit 1964 nga RSH dhe pagesën e një dëmshpërblimi, në bazë të titullit të pronësisë të shitblerjes së datës 08.02.1999 menjë subjekt me seli në Roveredo, Zvicër, duke vënë në dukje një tjetërsim të pronësisë së këtyre pasurive të RSH.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/shqiperia-rrezikon-te-humbase-10-apartamente-te-trupit-diplomatik-ne-rome/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended