Ora News - FMN: "Shqipëria me të ardhurat më të ulëta në rajon"
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht rritjes së pagave në administratë, Shqipëria mbetet një nga vendet me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon.

Në të dhënat e FMN për këtë vit, vërehet se, pavarësisht përmirësimit në renditje, Shëipëria është një nga vendet me të ardhurat më të ulëta për frymë, duke lënë pas vetëm Kosovën.

Gjatë 2018-s, të ardhurat për frymë në Shqipëri sipas PBB-së, vlerësohet të jenë 5261 dollarë në vit. Mali i Zi është një ndër vendet e rajonit, i cili ka të ardhurat më të larta për frymë në vit, duke kaluar shifrën e 8644 dollarëve.

Shqipëria mbetet shumë pas vendeve të zhvilluara të Europës. Luksemburgu është njdër vendet me të ardhurat më të larta për frymë, me rreth 114 mijë dollarë për person, i ndjekur nga Zvicra.

Por, përtej kësaj, sipas të dhënave të INSTAT, konstatohet se familjet shqiptare i përdorin të ardhurat më shumë për ushqime. Sipas anketës, vërehet se grupi i ushqimeve dhe pije joaloolike, ka një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 32.347 lekësh, i cili ze një peshë prej 44.1% në buxhetin familjar.

Disa nga produktet kryesore që blejnë familjet shqiptare janë: qumshti me nënproduktet e tij dhe vezët, bukë dhe drithëra, mish dhe nënprodukte, ndjekur nga perimet dhe frutat.

Ndërkohë, nëse bëjmë një krahasim në bazë të qyteteve, konstatojmë se Tirana shpenzon më shumë, ndërsa Dibra ka nivelin më të ulët të shpenzimeve për familje, edhe pse ka një numër më të lartë të anëtarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fmn-shqiperia-me-te-ardhurat-me-te-uleta-ne-rajon
Recommended