KLSH: Shqipëria rrezikon të humbasë 10 apartamente në Romë, shkak mungesa e statusit diplomatik
  • 3 years ago
Raporti i KLSH i publikuar që në mars të këtij viti nxjer në pah se "gjatë auditimit të inventarëve u konstatua se DSHTD nuk ka të reflektuar në kontabilitet dhe në inventarët e saj 10 apartamente në Romë, të blera në shumën 12,000,000 lekë, në zbatim të dekretit nr. 461, datë 17.11.1964 nga Këshilli i Ministrave i RSH. Nga komunikimet verbale me subjektin, DSHTD ka problematikë juridike të mbartur në lidhje me pronësinë e tyre, por të shuar përgjatë vitit 2013 në favor të Republikës së Shqipërisë. Në arkivën e DSHTD korrespondenca e fundit shkresore mban nr. 578, datë 12.03.2014 me lëndë ?Mbi regjistrimin e 10 apartamenteve në pronësi të shtetit shqiptar? dërguar nga Ambasada e Romës për në MEPJ, në të cilën është vënë në dijeni dhe DSHTD".
Recommended