Top News - Investimet e huaja/ Shqipëria rrezikon, shkak pandemia

  • 4 years ago
Shqipëria do të përballet shumë shpejt me një emergjencë, teksa investimet e huaja janë në rënie, si rrjedhojë e mbarimit të TAP dhe krizës së Covid-19, në një kohë që sipërmarrësit shqiptare po preferojnë që të investojnë fondet e tyre të lira jashtë vendit.
Në tre muajt e parë të 2019-s, sipërmarrjet shqiptare investuan 12 milionë euro jashtë. Banka e Shqipërisë raportoi në bilancin e pagesave të tremujorit të parë 2020 se investimet direkte (neto) ishin 214 milionë euro ndaj 285 milionë euro në një vit më parë. Rënia është gati 25%.

Kjo ecuri, sipas bankës, reflekton së bashku, nivelin më të ulët të flukseve hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte dhe zgjerimin e pjesëmarrjeve në investime direkte jashtë.
Investimet e huaja direkte neto ishin 227 milionë euro, me një tkurrje prej gati 20% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total, Investimet e huaja direkte kanë regjistruar fluks kapitali prej 257 milionë euro, dhe në të njëjtën kohë marrëdhëniet e borxhit mes kompanive të lidhura derivuan një fluks negativ prej 30 milionë euro, duke i çuar investimet neto në 227 mln euro.
Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia është e përqendruar kryesisht në sektorin e energjitikës ku investimet në projektet kryesore janë drejt fazës finale të realizimit. Nga ana tjetër, vijon përqendrimi i investimeve në sektorin e hidrokarbureve të cilat kanë ndjekur trendin rritës.

Për rreth katër vjet, Investimet e Huaja Direkte kanë qëndruar në nivele të larta, për shkak të dy projekteve të mëdha në energjetikë, punimet për hidrocentralin në lumin Devoll nga Statkraft dhe gazsjellësi TAP. Së bashku, të dy investimet llogariten në rreth 2 miliardë euro, nga të cilat 1.5 miliardë euro janë për gazsjellësin TAP, sipas burimeve zyrtare.
Tashmë të dy këto investime janë drejt fundit, ndërkohë që kriza e Covid-19 pritet që të ulë interesin e investitorëve, të paktën në një të ardhme afatshkurtër.
Edhe kompanitë hidrokarbure, që nxitën investimet në tremujorin e parë janë në krizë, teksa ato u detyruan të ndalnin për herë të parë prodhimin gjatë muajit prill.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BankaShqiperise#Investimet#TopChannel

Recommended