Investimet e huaja bien me 20% | Lajme - News

  • 4 years ago
Në tremujorin e parë të vitit 2020 investimet e huaja direkte janë ulur me 20% krahasuar me një vit më parë.

Përfundimi i disa veprave madhore në infrastrukturë si gazsjellësi Trans Adriatic dhe hidrocentrali i Devollit kanë ulur ritmin e investimeve nga jashtë, ndërsa situata e pandemisë së Covid-19 ka shtyrë planet e investimeve në shumicën e kompanive ndërkombëtare.

Kjo është hera e parë pas 5 vjetësh që Shqipëria ka rënie të investimeve të huaja në këtë masë, ndërsa në fund të 2019-ës arriti një rekord prej 1 miliard e 79 milionë Eurosh.

Për periudhën Janar ? Mars të këtij viti investimet e huaja rezultojnë 227 milionë Euro nga 283 milionë që ishin në të njëjtët muaj të një viti më parë.

Qeveria nga ana e saj ka marrë si nismë krijimin e zonave të lira ekonomike me qëllim thithjen e investimeve nga jashtë.

Së fundi, Këshilli i Investimeve Strategjike miratoi një zonë të lirë ekonomike me taksa të ulëta në Kashar, e cila do të zhvillojë industrinë në fushën e parqeve teknologjike dhe inovacionit.

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, efekti i pandemisë pritet që të ulë në 741 milionë Euro investimet e kompanive të huaja për këtë vit në Shqipëri, pas një rekordi mbi 1 miliard Euro që është vendosur vitet e fundit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended