Sipërmarrja, ministrja Qato në Report Tv: Investimet e huaja janë rritur
  • 6 years ago
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato e ftuar në studion e Report Tv një ditë pas mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar u shpreh se dikasteri që drejton ka në fokus lehtësirat dhe mbështetjen maksimale për biznesin.

Duhet të mbrojmë sa më shumë sipërmarrjet vendase që të jenë sa më shumë konkurruese. Shumë prej kërkesave të sipërmarrjes janë marrë parasysh për t?u përfshirë në paketën fiskale. Qeveria ka krijuar një dialog konstruktiv me sipërmarrjen. Është ulur dividenti, është hequr TVSH për nënkontraktorët për fasonët. Qeveria në politikat e veta i merr parasysh duke i përpunuar këto rekomandime dhe duke i përcjellë gradualisht. Jo cdo gjë mundësohet që të kthehet në politikat fiskale. Ne do të krijojmë komisionet ad hoc në nivel qeveritar në bashkëpunim me grupet e interesit, që të bëjmë gati disa paketa që mund të injektohen në ekonomi.
Recommended