Report TV - Pas drejtuesit të OST-së, ikën edhe Qendro, ish-ministrja Qato në krye të ARRSH-së

  • 5 years ago
TIRANE-Afrim Qendro është shkarkuar nga posti i drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa në vendin e tij është emëruar ish-ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato. Vendimi është zyrtarizuar ditën e sotme pas kërkesës së ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku drejtuar Bordit pas skandalit me firmën ?DH Albania? edhe pse ende nuk ka një akuzë kundër Qendros. Kjo është lëvizja e dytë që bëhet nga ministrja e re brenda 24 orëve në dy institucionet që ?DH Albania? fitoi tenderat me vlerë 30 milionë euro, pasi dje u shkarkua edhe kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci, ndërsa në vendin e tij u emërua Skerdi Drenova.

Skandali me firmën ?DH Albania?
Firma ?DH Albania? fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro në fund të vitit të kaluar, 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re nga ARRSH-ja dhe 12 mln euro nga OST-ja për ndërtimin e linjës së tensionit 220 kw Burrel-Peshkopi. Pas publikimit të skandalit të dy tenderat u anuluan, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet. Pak ditë më parë në prokurori dëshmuan Klodian Gradeci dhe Afrim Qendro, ndërkohë që në pyetje janë marrë edhe anëtarët e vlerësimit të ofertave të dy institucioneve.

Momentalisht për këtë çështje vijon të jetë në kërkim policor administratori i kompanisë ?DH-Albania? Avdjol Dobi. Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaëare, ku tregohej se kompania ?Dunëell Haberman?, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare ?DH-Albania?, nuk kishte detyrime financiare në SHBA.

Recommended