Ora News - Dhoma Amerikane e Tregtisë: Korrupsioni dhe sistemi i taksave pengojnë investimet e huaja

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shqipëria renditet në vendet e fundit në rajon sa i përket thithjes së investimeve amerikane. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço, shprehet se ndikim negativ ka niveli i korrupsionit, sistemi i taksave dhe krijimi i monopoleve.

Enio Jaço: ??Ligji për njoftimin dhe konsultimin publik nuk respektohet. Ky është një ligj që detyron administratën publike që të njoftojë 20 ditë përpara grupet e interesit.??

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kërkuar angazhim më të lartë të institucioneve shqiptare për të bërë të mundur rritjen e investimeve. Presidenti Enio Jaço në një konferencë për mediat ka theksuar se bilamci tregtar i SHBA në vendin tonë shkon në 100 milionë dollarë, por ende mbeten mjaft të ulëta krahasuar me rajonin.

Enio Jaço: ??Shqipëria ka një bilanc tregtar prej 100 milion dollarësh me SHBA, i cili është shumë i ulët. Po ta krahasojmë bilancin tregtar të Maqedonisë së Veriut me SHBA është 2.3 herë më i lartë, pra 230 milion dollarë.??

Taksat dhe korrupsioni mbeten shqetësimet kryesore për shqipërinë në një kohë kur tregu rajonal po liberalizohet.

Enio Jaço: ??Tregu i Ballkanit Perëndimor po liberalizohet dhe një nga investitorët e ndryshëm marrin është se në cilin vend të Ballkanit do të investojnë.??

Madje në renditjen e Doing Biznes në rajon Shqipëria renditet e fundit.

Enio Jaço: ??Shqipëria rënditet e 82-ta në klasifikimin botëror, Mali i Zi e 50-ta, Kosova e 57-ta, Serbia e 44-ta, Maqedonia e Veriut e 17-ta.??

Jaço ka kërkuar që në Shqipëri të mos ketë ndryshime të shpeshta të taksave, teksa shton se minishengeni, reforma në drejtësi dhe negociatat e integrimit do të sjellin një efekt pozitiv.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dhoma-amerikane-e-tregtise-taksat-koncensionet-dhe-paketa-fiskale-disa-nga-problemet-e-ngritura-nga-investitoret

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended