Dhoma Amerikane e Tregtisë: 'Duty Free' u pengua të investojë, reformë për klimën e biznesit!

  • 4 years ago
Dhoma Amerikane e Tregtisë në vendin tonë ka mbajtur një konferencë këtë të hënë ku është folur rreth ndërtimit të një klime të qëndrueshme biznesi si dhe rreth punës që është bërë dhe do të bëhet.

Enio Jaco President i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka përmendur edhe skandalin me "Duty Free" ku sipas tij kjo kompani është penguar që të investojë në vendin tonë. Ndër të tjera Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka deklaruar se klima negative e biznesit në vend ndikohet nga tre probleme.

"1. Tejzgjatja e kohës për marrjen e lejeve të ndërtimit. 2. Ndryshimi i shpeshtë i taksave. 3. Zbatimi i kontratave, pasi nuk zbatohen. Korrupsioni pengon seriozisht investimet e huaja në Shqipëri pasi është i përhapur. Rasti i fundit është ai i Duty Free, ku u dëmtuam nga burokracitë. Ka marr pjesë në tender me Aeroportin e Rinasit e ka fituar, planifikon të investojë 3 milionë dollar, dhe sot ndeshet me çështje ligjore që s'ka lidhje me biznesin e tij. Ky është rasti specifik kur dikush ka dashur të investojë dhe është penguar." shprehet Jaco.

Jaco është shprehur se klima e biznesit në Shqipëri ka disa probleme edhe pse ka pasur sukses në punën që është bërë. Sipas Jaco problemi qëndron tek konsultimi publik, i cili nuk është respektuar.

" Kemi pasur edhe sukses por edhe vështirësi. Është konsultimi publik, pasi ligji për konsultimin publik nuk respektohet. Ligji i detyron që të njoftojnë për çdo ligj 20 ditë më para, nga analizat tona nuk është respektuar. Asnjëherë nuk është përmbushur niveli minimal dhe nuk na ka lënë kohë të japim mendimin e duhur për shumë ligje. Ky mosrespektim ka efekte negative në besimin e biznesit. Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të marrë një rol më të madh për këtë rol." tha Enio Jaco.

Jaco ka vijuar ndër të tjera duke thënë se bilanci tregtar mes SHBA dhe Shqipërisë është shumë më i ulët se me Maqedoninë e Veriut.

Recommended