Peshkopi/ Bie numri i frekuentuesve të Llixhave, shkak mungesa e investimeve
  • 5 years ago
Mungesa e investimeve në llixhat e Peshkopisë ka bërë që numri i i atyre që i frekuentojnë këto ujëra termale, sa vjen e zvogëlohet. Frekuentuesit e llixhave në qytetin e Peshkopisë ankohen për kushte jo të përshtatshme të ambjenteve ku qëndrojnë në ujërat termale. Sipas tyre, ka shumë nevojë që të investohet qoftë në vaskat e qëndrimit, e qoftë në ambjente të tjera. Ata thonë se gjendja e godinave dhe vaskave sa vjen e amortizohet, pasi deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

Situatën shqetësuese e tregojnë edhe pronarët e hoteleve përreth, të cilët ofrojnë akomodimin e frekuentuesve të llixhave. Ata shprehen se numri i rezervimeve ka rënë në 40% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Pak muaj më parë ujërat termale të Peshkopisë u tentua t?i jepeshin një privati, por këmbëngulja e qytetarëve bëri anullimin e vendimit.
Recommended