Rriten rastet e peshkimit të paligjshëm/ Laçi: Shkak, mungesa e inspektorëve
  • 4 years ago
TIRANE- Peshkimi i jashtëligjshëm vijon të mbetet një shqetësim serioz në vend, i cili nuk po mposhtet pavarësisht rregullimeve që ka pësuar kuadri ligjor. Vetëm vitin e kaluar janë gjobitur 76 subjekte për peshkim të jashtëligjshëm, nga 1540 inspektime të kryera. Por Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përgjegjëse për peshkimin ka në organikë të inspektoratit të peshkimit vetëm 22 inspektorë deti në total. Anëtari i Grupit ?Mbrojtësit e Detit? Blend Laci thotë për REPORT TV se problem është mungesa e sistemit të gjurmimit nëpër varkat e peshkimit.

Mungesa e sistemit të gjurmimit nëpër anijet e peshkimit, i ka lënë dorë të lirë shkeljes së ligjit. Nga ana tjetër ka qenë fakti që nuk shumë raste policia kufitare dhe roja bregdetare nuk i japin mbështetje inspektoratit të peshkimit. Kemi parasysh që 22 inspektor janë për gjithë Shqipërinë, është gati e pamundur për ato që të jenë në kohë reale në çdo shkelje?, tha Laci.
Recommended