Wake Up/ Dr. Areti Beruka ISHSH: Presim rritje të rasteve me COVID nga hapja e transportit publik

  • 4 years ago
Në kushtet e rënduara të situatës nga pandemia e COVID-19, kur rastet në vend janë në rritje, respektimi i masave AntiCovid është mjaft i rëndësishëm. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, protokolleve të sigurisë iu shtua edhe mbajtja e detyrueshme e maskës në mjedise të mbyllura pavarësisht distancës. Grupe të shumta në terren si nga inspektoriati shtetëror shëndetësor po monitorojnë çdo ditë deri në orët e vona të mbrëmjes respektimin e protokolleve. Fundjava në fakt ka shënuar një numër të lartë inspektimesh, të shoqëruara këto me një shifër rekord masash administrative. Vetëm gjatë ditës së premte janë raportuar 400 gjoba, të shoqëruara këto dhe me mbyllje aktivitetesh. Ndërkaq mos harrojmë se gjatë kësaj fundjave kanë nisur edhe inspektimet përsa i përket vendosjes së maskave në ambientet ku ajo është e detyrueshme. Por cilat janë subjektet që nuk i zbatojnë, vlerat e gjobave sipas shkeljeve por edhe sa janë ndërgjegjësuar qytetarët për vendosjen e maskës?
Dr.Areti Beruka, kryeinspektore e Degës Rajonale Tiranë tha: "Edhe hapja e tranpsortit publik ne presim që të shohim reflektimin e saj pas 2-3 javësh të përkthyer në sëmundshmëri. Pra presim një rritje edhe nga hapja e transportit publik. Vëmë theksin që mospërdorimi i maskës e shton edhe më shumë këtë probabilitet. Në fakt brenda Task Forcës së kontrollit është policia rrugore dhe ajo bashkiake që bën evidentimin dhe ndjekjen e transportit publik urban dhe interurban. E mirëkuptoj domosdoshmërinë e njerëzve për të lëvizur por përpara jetës duhen respektuar protokollet e sigurisë. Ndaj mospërdorimi i maskës në transportin publik dhe mos respektimi i protokolleve të sigurisë e bën rrezikun edhe më të madh. Dhe në këtë rast problemi qëndron në çështjen se kjo e bën edhe gjurmueshmërinë e virusit shumë të vështirë për arsye se nuk mund ta mbash mend se kë kishe afër, para apo mbrapa. Dhe kështu na bie dhe skema e gjurmueshmërisë së rastit për hetimin e vatrës se infeksionit, pastaj".


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended