Top News - Infektimet do shtohen/ Bino-presim shtim të rasteve
  • 4 years ago
Shtimi i rastevete reja me covid 19 do te vijoje edhe pergjate dy javeve te para te korrikut. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, gjate nje lidhje me studion e emisinit ?Open? ka deklaruar se shifrat mund te jene edhe me të larta se ato të këtyre diteve. Sipas saj të rastet e qershorit kanë qene përgjithësisht infektime që kanë ndodhur në Maj.
?Shifrat e larta që kemi këto kohë janë të infektuarit e muajti maj. Infektimet e qershorit do t?i shikojmë në korrik. Këto dy javë presim një rritje të numrit të infektuarve. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat?- tha Silva Bino.

Ndërkaq gjatë diskutimit në ?Open? lidhur me situatën e koronavirusit në vend, shefi i Urgjences Kombetare Skender Brataj dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti që ishin pjesë e panelit kanë komentuar edhe e kanë konsideruar politik vendimin e Bashkimit Europian për moshapjen e kufijve me vendin tonë, për shkak të shifrave aktuale të të përkurve.

Një veprim politik dhe të pakuptimtë e konsideron edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. ? Është një vendim politik. Kemi shifra më të mira se vendin e tjera të rajonit. Siç duket BE ka parë vetëm dy javët e fundit. Edhe këtë muaj do jemi keq, nuk e di çfarë do të bëjë BE- tha Brataj.
?Vendimi është politik. Ne kemi një situatë më të mirë me shifra sesa Serbia. Serbia ka mashtruar më shifrat dhe iu hapën kufijtë. Pra Serbia ka kopjuar në provim dhe ka marrë notë më të mirë?
Vendimi i Bashkimit Europian i marrë në 30 qershor nuk lejon hyrjen brenda territorit të vendeve të tij, për një numër te konsiderueshem shtetesh, ku u përfshinë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq nga Ballkani Perendimr i lejohet udhetimi në vendet e BE vetëm Serbise dhe Malit të Zi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SilvaBino#ISHP#TopChannel
Recommended