RTV Ora - Edhe pa Gjykatë të Lartë, KPA shkarkon Edmond Islamaj pasi nuk justifikoi pasurinë
  • 5 years ago
#rtvora

Që prej ditës së sotme, Gjykata e Lartë është tërësisht jashtë funksionit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra një nga tre gjyqtarët e mbetur, gjyqtarin Edmond Islamaj. Tashmë në këtë gjykatë janë aktualisht kryetari Xhezair Zaganjori dhe gjyqtari Ardian Dvorani.

Pas Gjykatës Kushtetuese edhe Gjykata e Lartë del jashtë funksionit.

Vendimit i sotëm i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili ka shkarkuar nga detyra një nga tre anëtarët e mbetur në këtë gjykatë, gjyqtarin Edmond Islamaj, e ka bërë të pamundur funksionin e kësaj gjykate.

Gjatë komunikimit të vendimit kreu i trupës gjykuese tha se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të paplotë dhe të pasaktë të pasurisë së tij në deklaratën e tij vetting me qëllim shmangien nga kontrolli në kuadër të procesit të rivlerësimit të pasdurisë së tij në formën e likuiditetit në sistemin bankar për shkak se rezulton në pamundësi të burimeve të ligjshme për ta justifikuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kpa-shkarkon-nga-detyra-gjyqtarin-e-gjykates-se-larte-edmond-islamaj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended