Report TV - Seanca në KPA për gjyqtarin Edmond Islamaj

  • 5 years ago
TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj ka dalë sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pas ankimimit të Komisionerit Publik për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjyqtari Islamaj ishte vetë i pranishëm në seancë. Komisioneri publik ankimoi vendimin e KPK-së për Islamajn, ndërkohë që sot në orën 10:00, ka nisur seanca në ngarkim të tij. Trupa gjykuese e Kolegjit të Posacëm të Apelimit përbëhet nga Luan Daci, kryesues, Sokol Çomo, relator, dhe Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë.

Në relacionin që Komisioneri Publik i dërgoi KPA-së më 12 korrik kur bëri ankimimin për Islamajn, thuhej se verifikimet për gjyqtarin Islamaj nuk ishin të plota. Në listën e verifikimeve të paplota komisioneri publik përmendte transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkjetuesen e tij S.T. Në seancën e zhvilluar tek KPK-ja më 7 qershor, ku u dha dhe vendimi për të, vetë gjyqtari Islamaj tha se pasurinë e kishte trashëguar nga gjyshërit e tij.

Në seancën që ka nisur tashmë në KPK, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se komisioneri Publik Florjan Ballhysa është shprehur ne verifikimi dhe hetimi i KPK-së për pasurinë e Islamajt nuk ka qenë i plotë. Ai ka thënë se çmimi i shitjes së një prone me 1 mijë metra katrorë në Kavajë është blerë nga Islamaj poshtë çmimit të referencës.

Recommended