Urdhri i paprecedentë e Voltana Ademit, nxjerr administratën në punë të shtunën dhe të dielën
  • 5 years ago
Një urdhër i paprecedentë ky i kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi e cila ka urdhëruar të gjithë administratën e bashkisë që të dalë në punë të shtunën, në ditën e heshtjes zgjedhore, dhe të dielën, ditën e votimeve të 30 qershorit, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 19:00. Kjo është fasha orare e lejimit të votimit, një urdhër që duket më shumë një tentativë e hapur e Ademit për të mos lejuar administratën e bashkisë që të votojë më 30 qershor. Ky urdhër i brendshëm që mban datën 26 qershor, thuhet se vjen në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit. Urdhri është për të gjithë punonjësit e administratës, njësive administrative dhe institucioneve në varësi të Bashkisë së Shkodrës.
Recommended