RTV Ora - Fondet për bashkinë Shkodër, Ministria e Financave: Janë bërë të gjitha pagesat
  • 5 years ago
#rtvora
Konstituimi i Këshillit të ri bashkiak në Shkodër dhe qëndrimi në detyrë i Voltana Ademit deri në zgjidhjen e një kryetari të ri, nuk do të shkaktojë probleme në pagesat e thesarit.

Një ditë pas denoncimit se për këtë bashki nuk ishin kryer pagesat, Ministria e Financave ka reaguar duke thënë se nuk ka fatura të pashlyera, duke theksuar se zbatimi i ligjit do të jetë për të gjithë qytetarët pa dallime.

Në fakt në të dhënat e bëra publike në faqen zyrtare të ministrisë rezultojnë 20 fatura të likuiduara, të cilat përfshijnë ujësjellës kanalizimet, tatimet apo edhe shërbime të tjera.

Por, kryebashkiakia Ademi shprehet se komunikimi për ndërprerjene pagesave i është dërguar me email.

Ademi: Në emailin zyrtare të bashkisë Shkodër kanë komunikuar që nuk do të mund të vijonin procedurat të një pune normale administrative që bashkia Shkodër kryen çdo ditë me degën e thesarit.

Sa i përket mandatit, ajo thotë se ligji shprehet qartë.

Ademi: Banorëve të Shkodrës nuk i është dhënë mundësia që të zgjedhin, qoftë për pozicionin e kryetarit të bashkisë, apo edhe të këshillit bashkiak. Prandaj kjo është një periudhë tranzitore, prandaj ligji për qeverisjen e pushtetit vendor e ka përcaktuar këtë.

Shkodra është qyteti që pas 30 qershorit nuk është ndryshuar kryetari. Tashmë presidenti ka dekretuar datën 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa mazhoranca i qëndron procesit të realizuar rreth 2 muaj më parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bllokimi-i-financimeve-bashkine-shkoder-ministria-e-financave-jane-bere-te-gjitha-pagesa

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended