Kryeministri Meta takim me kryeministrin kroat (1 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kryeministri Meta ka mbërritur sot rreth orës 10:00 në kryeqytetin kroat sëbashku me disa ministra të kabinetit të tij, i ftuar nga kryeministri kroat. Pas bisedimeve kokë më kokë të dy kryeministrave, në takimin e dy delegacioneve, është folur konkretisht për heqjen e vizave mes dy shteteve dhe pika të tjera të bashkëpunimit kryesisht transportit ajror dhe detar. Për këtë do të ngrihen dy komisione të përbashkëta që do të ndjekin zbatimin e këtyre projekteve.
Dy kryeminsitrat kanë dalë më pas në një konferencë të përbashkët për shtyp. Meta dhe Raçan kanë deklaruar se shumë shpejt do të realizohet heqja e vizave. Sipas kryeministrit shqiptar, për këtë eksperiencë ishte shumë e mirë ajo me Malin e Zi. Do të insistoj tha kryeministri kroat që Ministria e Jashtme të intensifikojë punën për përshpejtimin e procedurave./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended