Kryeministri Meta deklarate per Partine Socialiste (24 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Departamenti i Informacionit pranë Këshillit të Ministrave ka bërë sot publike qendrimin e Kryeministit Ilir Meta pas deklaratave të shtypit sipas së cilave Partia Socialiste ndahet në grupe pro dhe anti Nano apo pro dhe anti Meta. Meta deklaron se e konsideron bashkëpunimin me Partinë Socialiste si një faktor të rëndësishëm të realizimit të funksioneve institucionale.
Veçse ka gjetur gjithmonë në forumet e Partisë Socialiste mirëkuptim dhe mbështetje të nevojshme, nëpërmjet kësaj deklarate nënvizohej se kryeministri vazhdon të mbajë në konsideratë rëndësinë dhe rolin e frymës së mirëkuptimit dhe solidaritetit brenda partisë. Kryeministri e konsideron si një faktor tepër thelbësor lënien mënjanë të zhurmave dhe konflikteve të sajuara rreth raporteve brenda Partisë Socialiste dhe përqëndrimin totalisht në punën konkrete të qeverisë./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended