Speciale, Kryeministri Ilir Meta intervistë - (10 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Intervistë me Kryeministrin e Shqipërisë zotin Ilir Meta.

Gazetarja:- Zoti Meta vihet re një përmirësim i dukshëm në rrugët nacionale. Pse pikërisht tani, këto dy muaj është thjesht një e ardhur në buxhetin e shtetit apo është një propagandë elektorale?

Kryeministri Ilir Meta:- ?Angazhimi i qeverisë me rrugët, me ndryshimin e situatës në rrugët nacionale dhe të qyteteve, nuk ka të bëjë me angazhime elektorale por me një përkushtim të qeverisë edhe timin personalisht, për të dhënë mesazhe ndryshimi në infrastrukturë që janë aq të domosdoshme, në mënyrë që vendi të fitojw një ritëm tjetër zhvillimi. Ky angazhim i qeverisë ka të bëjë në radhë të parë me shkundjen e të gjithë strukturave të Ministrisë së Transportit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve nga apatia dhe nga papërgjegjshmëria?.

Gazetarja:- Me ardhjen e Nakos në krye të dikasterit të transporteve, duket sikur punët kanë filluar, duket sikur diçka po ndryshon. A ka nevojë qeveria në pika të tjera kyçe për të bërë përmirësime në njerëz që më pas të ketë rezultate?

Kryeministri Ilir Meta:- ?Mendoj se vetëm ndryshimi i ministrit të Transportit apo edhe i Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve nuk janë të mjaftushëm për të sjellë atë ndryshim që duhet në gjithë shkundjen e Ministrisë së Transporteve. Ndaj unë i kam inkurajuar të vazhdojnë edhe me ndryshime të tjera, në mënyrë që Ministria e Transporteve të shndërrohet në një ministri model dhe mendoj se ka nevojë për shkundje edhe në sektorë të tjerë?.

Gazetarja:- Zoti kryeministër çfarë do të ndodh me dy firmat të cilave ju i keni thënë fjalën e fundit, jashtë nga Shqipëria?

Kryeministri Ilir Meta:- ?Së pari unë dua të theksoi se historia e lidhjes së kontratave të disa akseve rrugore është tepër e dhimshme dhe jo serioze, jo vetëm për kontraktorët, por edhe për supervizorët, duke bërë një lojë të dyfishtë dhe në kurriz të punimeve. Unë do të dëshiroja që këto firma ta kuptojnë që as unë as qeveria nuk bëjmë më shaka dhe nuk kemi më kohë të humbasim me to?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended