Kryeministri Meta: Investimet ne vend sherbejne per nje jete me te mire (14 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kryeministri Meta ka vizituar sot rrethin e Beratit e kryesisht zonat rurale dhe infrastrukturën bujqësore të tyre. Meta ka përuruar kanalin e ujit të Beratit me një sipërfaqe prej me një sipërfaqe prej 1280 hektarë dhe vlerë totale 120 milion lekë, rrugën Goriçan- Dranovicë dhe rrugën që lidh Beratin me Kuçovën.
Ka njerëz tha Meta gjatë këtyre aktiviteteve të cilët nuk dëshirojnë këto përurime që bëjmë ne, madje i ironizojnë ato. Janë pikërisht këto njerëz vijoi ai që në një luftë absurde dhe boshe të komunizmit, shkatërruan kanalet ujitëse dhe shkollat, qëndrat shëndetësore dhe objekte të tjera social-kulturore duke përdorur idenë e gënjeshtërt që për shqiptarët do të punonte bota.
Sipas Metës këto vepra që po ndërtohen shërbëjnë për t'a bërë jetën e njerëzve më të lehtë dhe të japë më tepër shanse për rritjen e prodhimeve të tyre, të zhvillimit të tregtisë dhe industrisë përpunuese./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended