Report TV -Kryeministri Rama inspekton investimet në Fier
  • 5 years ago
Në spitalin rajonal të Fierit është vënë në funksionim për herë të parë, pavijoni i ri i Hemodinamikës, investim i qeverisë për të përmirësuar shërbimin e kardiologjisë. Që prej muajit shkurt, aty janë kryer 28 koronarografi, vendimtare për diagnostifikimin e sëmundjeve të rënda të zemrës.

Kryeministri Edi Rama, sëbashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi pavijonin e ri, i cili shënon qendrën e katërt publike të hemodinamikës që mbulon me shërbim jugun e vendit.

Ministrja Manastirliu u shpreh se me çeljen e këtij pavijoni, do të reduktohet ndjeshëm lista e pritjes dhe ulet fluksi i pacientëve që e kryenin këtë ekzaminim në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? në Tiranë.

?Hapja e këtij kabineti është bërë në shkurt dhe janë 27 raste që kanë bërë koronarografinë dhe do të zgjerohet si shërbim se planifikohet që gjatë një viti të mbulohen rreth 1 mijë raste të pacientëve me sëmundje kardiake. Është një laborator që është i pajisur me angiografi të re në vlerën 700 mijë euro, plus 8 pajisje bio-mjekësore. Por më i rëndësishëm në këtë strukturë është ekipi mjekësor që në fakt falë përfundimit të specializantëve dhe falë mjekëve të rinj që kemi në shërbim, por mbi të gjitha të Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza, do të kemi mundësinë që gjithë zona e Jugut të trajtohet, jo duke vajtur në Tiranë, por pikërisht në këtë laborator për rrugët kardiovaskulare. Reduktimi i listës së pritjes do të jetë evident tashmë, pasi bashkë me laboratorin e Shkodrës mbulojmë shërbimin dhe shtrijmë në të gjithë vendin,?- tha Manastirliu.

Qytetarët e cilësojnë një lehtësim të jashtëzakonshëm faktin që këtë shërbim jetik mund ta marrin pranë vendbanimit të tyre dhe në kushtet më optimale. Ata dëshmojnë se dallimi me të shkuarën e afërt është shumë i madh.

?Ju faleminderit shumë se kemi vajtur 3, 4 herë në Tiranë, me shoqërues. Jo vetëm ne, por i gjithë jugu. Mjeku që është këtu është hero, na vjen tërë natën dhe na pyet. Kam qenë para 6 vitesh i shtruar këtu nga diabeti, por atëherë nuk rrihej dot. Për mua këtu janë bërë investime gati sa për 50 vite rresht.?

Ndërkohë që mjeku kardiolog shprehet se të gjitha rastet kur është intervenuar kanë dalë me sukses të plotë. ?Koronarografia e parë në spitalin rajonal të Fierit është kryer më 14 shkurt të këtij viti. Nga ajo ditë, ky është rasti i 28 që ulet në këtë tavolinë operatore. Të gjitha rastet kanë shkuar shumë mirë. Ka patur nga të gjitha llojet e sëmundjeve që kanë kryer koronarografi. Është bërë infarkt akut, sëmundje ishemike e zemrës. Ka patur valvula që kanë qenë thjesht koronarografi diagnostikuese. Janë kryer të gjitha dhe kanë shkuar shumë mirë deri tani,?- shprehet ai.

Shefi i shërbimit të kardiologjisë në QSUT Artan Godo, që sëbashku me ekipin e Tiranës kanë një rol të rëndësishëm në trajnimin e mjekëve të rinj, u shpreh se nëse ndërhyhet shpejt dhe me efikasitet, ulet ndjeshëm rrezikshmëria e sëmundjeve. ?Është një kënaqësi e veçantë kur she...
Recommended