Rama inspekton investimet ne Kruje | Lajme - News

  • 3 years ago
220 nxënësit e shkollës së fshatit Ahmetaq në Krujë që u dëmtua nga tërmeti i vitit të kaluar do të kenë së shpejti ambient të reja dhe sipas standardeve.

Punimet i pa nga afër Kryeministri Rama që nuk e kaloi pa dhënë edhe sugjerime.

Më pas Rama pa investimin që po bëhet në ujësjellësin e ri të Fushë Krujës dhe do të garantojë ujë 24 orë për banorët e kësaj zone. Sipas kreut të qeverisë ky projekt do i japë zgjidhje një problemi të trashëguar me dekada.

?Rëndësi ka të mbarojë. Ujësjellësi i Krujës i hap rubinetet para vitit të ri, u desh kohë dhe durim është kantier më shumë nyjë. Përmes investimit që po realizojmë, do të garantohet 24 orë ujë i pijshëm për banorët e zonës së Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth, si dhe do të vendoset ligjshmëria në këtë sektor me instalimin e ujë matëseve për të gjithë abonentët?.

Vizita në Krujë u mbyll në zonën e Kalasë, ku pa nga afër restaurimin që i është bërë Teqesë së Dollmës, një monument me vlera të veçanta historike dhe arkitekturore dhe që u rrezikua prej tërmetit.

?Me Krujën, me dy ndërhyrjet e mëdha, në Fushë-Krujë poshtë dhe në Krujë sipër, që do të bëjmë për sistemin e njerëzve nëpër shtëpi, plus shkollën kemi mundësi që t?i japim një shtysë tjetër. Po ashtu po bëhet edhe ujësjellësi. Të thonë çfarë të duan, ta thonë si të duan, ta thotë kush të dojë, por krahasuar me 5, 6 vjet përpara, Kruja është qytet tjetër?.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended