Rama inspekton investimet ne Kukes |Lajme-News
  • 4 years ago
Masat anti-covid kanë vështirësuar punën dhe në Aeroportin e Kukësit, megjithatë kontraktuesit që po kryejnë punimet japin garanci se do të mbahet premtimi që ai të hapet në 2021.

Ndërkohë, brenda verës do të rihapet gara për Aeroportin e Vlorës. Veç aeroportit, Rama ka inspektuar në Kukës dhe punimet në spitalin e këtij qyteti, një investim prej 3 milionë eurosh, që do përfundojë brenda vitit.

Një tjetër investim i shumëpritur nga kuksianët, sipas kryebashkiakut Safet Gjicit, është dhe stadium i qytetit. Rama thotë që të 3 këto projekte do e çojnë numrin e punësimeve në Kukës në 12 mijë, nga të cilat 1500 vetëm nga aeroporti i ri.

Tv Klan
Recommended