Rama inspekton investimet ne Puke
  • 5 years ago
Në Pukë në 4 vitet e fundit janë investuar 248 milionë Lekë për infrastrukturën brenda dhe jashtë qytetit.

Kryeministri, që ka vizituar këto investime, thotë se vëmendja e qeverisë ka bërë të mundur transformimin e këtij qyteti të harruar sipas tij prej dekadash.

"Mrekulli! Është diçka fantastike. Po të zhvillohen edhe 2-3 agroturizme këtu bëhet një spektakël i paparë, që të hyjë  në një epokë tjetër. Kjo është një pasuri e madhe e qytetit", shprehet Kryeministri Rama.

Teksa viziton një nga bujtinat në këtë zonë, ai kërkon kthimin e vëmendjes tek agroturizmi çka sipas tij do t'i jepte rritje ekonomisë lokale.

Ndërsa paraditen e kësaj të mërkure, Kryeministri ishte në klinikën e specializuar për sëmundjet e mushkërive, në Tiranë, apo siç njihet ndryshe Dispanceria, ku janë investuar 56 milionë Lekë nga buxheti i shtetit, në infrastrukturë dhe pajisje.

Tv Klan
Recommended