Report TV - Kryeministri Edi Rama inspekton natën shembjet e ndërtimeve në Fier

  • 6 years ago
Kryeministri Rama inspektoi mbrëmjen e sotme në Fier shembjen e ndërtesa që janë bërë në qytet në kuadër të projektit të ri për qendrën. Rama ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku Subashi dhe drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici.
Në Fier janë shembur 40 objekte. Pjesa më e madhe e objekteve ishin në qendër të qytetit, ndërsa pjesa tjetër në dy anët e lumit Gjanica. Faza e parë e këtij projekti nisi me lirimin e hapësirave për zbatimin e projektit të qendrës së Fierit.

Faza e dytë e projektit konsiston në sistemimin dhe rehabilitimin e shtratit të lumit Gjanica, pasi pjesa më e madhe e ndërtimeve janë bërë në brendësi të shtratit te lumit duke sjellë edhe përmbytje thuajse cdo vit.

Recommended