Mirela Milori nga Brukseli, pakti i stabilitetit - (28 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Fillon nesër në Bruksel konferenca e donatorëve për europen juglindore. Do të diskutohen në këtë konferencë programet e Shqipërisë, Kosoves, Kroacisë, Bosnjes, Mali i Zi dhe Maqedonisë. Kjo është faza e parë e paktit të stabilitetit, e cila përfshin harkun kohor të një viti. Në këtë konferencë marrin pjesë 44 shtete dhe 36 organizata ndërkombëtare.

Projektet shqiptare që do të diskutohen në fazën e parë janë infrastruktura dhe transporti i energjisë. Ka mbritur në Bruksel edhe delegacioni shqiptar i përbërë nga ministri i Jashtëm Paskal Milo, ministri i Financave Anastas Angjeli, ministrja e Bashkëpunimit Ekonomise dhe Tregtisë Ermelinda Meksi si dhe koordinatori i qeverisë për paktin e stabilitetit Gramoz Pashko.

Mësohet se ministri Milo ka mbrritur që paraditë veç nga anëtarët e tjerë të delegacionit shqiptar. Shuma totale që do të jetë në dispozicion të vendeve që do tu jepet është 1.6 ? 1.8 miliard euro. Nesër fillon konfeernca dhe gjatë dy ditëve në vazhdim do të zbulohet se sa lekë do ti vinë shqipërisë për fazën e parë të paktit të stabilitetit./tvklan.al

Informoi për Tv Klan nga Brukseli ? Mirela Milori