Top News - Dialogu Kosovë-Serbi/ BE: Pakti të kalojë nga Brukseli
  • 4 years ago
Bashkimi Europian ia bëri të qartë Prishtinës dhe Beogradit se çdo marrëveshje në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duhet të kalojë përmes një procesi negociues të udhëhequr nga BE-ja. "Blloku europian e ka ndihmuar dialogun që nga fillimi. E ardhmja europiane e të dy vendeve është e mundur vetëm përmes dialogut të realizuar nga BE-ja. Nuk ka mënyrë që kjo të anashkalohet. Për gjithçka që ata merren vesh më tej, duhet të përshtatet me dialogun me Brukselin?, tha zëdhënësi i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, Peter Stano.Duke folur për njoftimin e dërguarit amerikan për dialogun, Richard Grenelln lidhur me takimin e liderëve nga Kosova dhe Serbia në 27 qershor në Washington, Stano theksoi se institucionet europiane mbështesin çdo iniciativë që synon të mbështesë dhe të ndihmojë dialogun e Brukselit. Duke mos dashur të spekulojë përmbajtjen e një marrëveshjeje të mundshme në Ëashington, Stano nuk mendon se palët do te pajtoheshin "për diçka që do të parandalonte qëllimin strategjik të popullatës", që nënkupton të ardhmen europiane të këtyre vendeve. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur në 2011 në Bruksel.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dialogu#Brukseli#TopChannel
Recommended