Top News - Dialogu Kosovë-Serbi/ Rifillon të enjten në Bruksel
  • 4 years ago
Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i ndwrmjetwsuar nga Bashkimi Evropian pritet të rifillojë të enjten në Bruksel, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, burime jozyrtare në Prishtinë. Pala kosovare ka shumë të ngjarë të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Ky raund do të organizohet përpara se palët të udhëtojnë në Uashington për të marrë pjesë në një proces negociator të ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Vazhdimi i dialogut në Bruksel, pason vizitën e përfaqësuesit të posaçëm BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd. Lajçak tha në Prishtinë javën e kaluar se ai i dinte datat e dialogut, por se ai do t'i bënte publike ato pas konsultimit me palët. Lajçak të hënën po qëndron në Beograd ku është planifikuar të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ky raund i bisedimeve në Bruksel do të shënojë rifillimin zyrtar të dialogut, i cili është pezulluar në nëntor të vitit 2018 për shkak të vendosjes së taksës prej 100 përqind pwr mallrat serbe nga qeveria e atwhershme e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Taksa u shfuqizua më pas, sikurse edhe masat e reciprocitetit që u vendosën nga qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurtit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dialog#Kosova#Serbi#TopChannel
Recommended