Te henen serish takim Kosove-Serbi ne Bruksel

  • 3 years ago
Dialogu Prishtinë ? Beograd i ndërmjetësuar nga Bruskeli do të vazhdojë të hënën. Grupet teknike do të takohen ditën e parë të javës së ardhshme, në praninë edhe të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Këtë e konfirmoi vetë Hoti në një status në ?Facebook?, ku përcakton qartë se nuk ka marrëveshje përfundimtare pa njohje reciproke.

?Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, të pjesshme apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve të pavarura?, është shprehur Avdullah Hoti.

Ndërsa ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në një letër të hapur i bën thirrje Bashkimit Europian të tregojë se është në gjendje të japë rezultate në dialogun Prishtinë ? Beograd, siç tregoi SHBA me ndërmjetësimin e të cilës të premten u arrit një marrëveshje e rëndësishme ekonomike. Haradinaj i bën thirrje Papa Françeskut që ashtu si Izraeli, të njohë shtetin e Kosovës.

Të hënën në Bruksel pritet që palët të diskutojnë për bashkësinë e komunave serbe, një çështje e lënë pezull prej vitesh në dialogun dypalësh, krahas çështjeve të tjera si ajo e gjetjes së të zhdukurve të luftës apo çështjet ekonomike.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended