Top News - Kosovë-Serbi/ Takime ne nivel ekspertësh në Bruksel

  • 3 years ago
Të shtunën dhe të dielën, në selinë e Shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian zhvillohen takimet mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të ekspertëve.Në rend dite, sipas burimeve diplomatike, janë tre temat kryesore për të cilat është diskutuar në takimet e mëhershme: çështja e të pagjeturve, çështja e të zhvendosurve dhe bashkëpunimi ekonomik.Këto takime në nivel të ekspertëve kanë për qëllim që të përafrojnë qëndrimet e palëve në prag të takimit në nivelin e lartë që zhvillohet të hënën e ku do të jenë të pranishëm kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic. Burimet e BE-së thonë se palët kishin bërë përparim në takimet e mëhershme dhe presin që të shfrytëzohet momenti për të rënë dakord për to.Të hënën, Hoti dhe Vucic do të priten nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm për dialog Miroslav Lajçak. Sipas burimeve të bllokut, në takimin e nivelit të lartë do të diskutohet për çështjet pronësore dhe financiare si dhe për komunitetet joshumicë në Kosovë. Vazhdimi i dialogut në nivel të ekspertëve dhe takimi i nivelit të lartë vjen menjëherë pas një takimi që palët patën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku u arrit kompromisi për disa çështje ekonomike.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Serbi#TopChannel

Recommended