Top News - Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajcak takime në Berlin
  • 4 years ago
Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i ngarkuari i BE Mirsolav Lajçak është takuar në Berlin me autoritetet gjermane. Berlini kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

"Për stabilitet të përhershëm kërkohet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është parakushti kyç për realizimin e perspektivës së këtyre dy vendeve drejt Bashkimit Evropian ?, shkruan në një postim në Tëitter, minisri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, pas takimit me përfaqësuesin e BE në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diplomati sllovak ndodhet ne kryeqytetin gjerman për konsultime me autoritetet atje në prag të vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë këtë fundjavë në Bruksel. Maas është i mendimit se Lajçak ka synime ambicioze në këtë dialog, të cilat pala gjermane do t'i mbështetë. Ai thekson se Gjermania është e interesuar për përparim të shpejtë për njerëzit në rajon. "E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Europë. BE duhet të ketë rol udhëheqës?, deklaroi shefi I diplomacisë gjermane. I ngarkuari i BE për dialogun konfirmojnë se në Berlin ka pasur takim edhe me presidentin gjerman Frank-Ëalter Steinmeier, këshilltarin e kancelares Angela Merkel për Politikë të Jashtme, Jan Hecker dhe autoritete të tjera. Në Tëitter ai shkruan se takimet me autoritetet gjermane, ishin mjaft frytdhënëse.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Serbi#TopChannel
Recommended