Lajçak emërohet ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajçak është emëruar si Përfaqësues Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi.Burime nga Brukseli të cituara nga radio Evropa e Lirë bëjnë të ditur se propozimi formal i Lajçak ka qenë edhe arsyeja e bisedave telefonike që Borrell ka zhvilluar të premten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.Zyra e Borrell konfirmoi se ai diskutoi me ta vendimin për të emëruar një Përfaqësues Special për Dialogun. ?Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi se ky emërim pasqyron rëndësinë që BE dhe ai personalisht i kushtojnë rajonit, stabilizimit dhe përparimit në rrugën integrimit. Josep Borrell kujtoi se ai mbetet personalisht i angazhuar dhe i përkushtuar fuqimisht për të mbështetur perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe për të luajtur rolin e tij si lehtësues i Dialogut Beograd-Prishtinë.? thuhet në deklaratën zyrtare. Pritet që emërimi i Miroslav Lajçak në detyrën e re të bëhet më 23 mars, në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian dhe për këtë duhet miratimi i të gjitha vendeve anëtare. Vendimi përfundimtar jepet nga këshilli i ministrave të BE.Lajçak ka përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit. Ai ka qenë ambasador i Sllovakisë në Serbi dhe Mal të Zi. Më tej është emëruar i dërguar evropian për referendumin për pavarësi të Malit të Zi dhe ka shërbyer si përfaqësues i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë.
Recommended