Top News - Dialogu në Bruksel/ Serbi-Kosovë, qëndrime të kundërta
  • 3 years ago
Kreu i delegacionit të Beogradit në bisedimet me Kosovën, Marko Gjuriq, tha të enjten në Bruksel se pala serbe kushtëzon përparimin në dialog me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë. Pas përfundimit të bisedimeve ndërmjet dy delegacioneve, ku është diskutuar për pretendimet financiare mes dy vendeve, Gjuriq tha se "një takim i mundshëm në të ardhmen i nivelit më të lartë mes dy vendeve, do të varet nga gatishmëria e Prishtinës për të punuar në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin". Ndërkohë, kreu i delegacionit të kosovës, Skënder Hyseni, tha më herët se e ka kundërshtuar hapjen e bisedimeve për Asociacionin. Ai tha ndërkohë se palët kanë qëndrime shumë të kundërta për temën e pretendimeve financiare, e cila është diskutuar të enjten duke këmbëngulur se kosova kërkon që cështjet e suksesionit të zgjidhen në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, mbështetur në praktikat e ndjekura nga entitetet e ish jugosllavisë.I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, shkroi në rrjetin social Tëitter, se diskutimet mbi pretendimet e ndërsjella financiare dhe pronën, kanë konfirmuar ndjeshmërinë e kësaj çështjeje. Ai tha se diskutimet do të vazhdojnë, mirëpo pa dhënë detaje se kur do të jetë data tjetër e takimit.Më herët, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të jashtme, Peter Stano, tha se tema lidhur me ?aranzhimet për komunitetet joshumicë? do të jetë në rend dite në ditët në vijim, pa dhënë detaje tjera.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dialogu#Bruksel#TopChannel
Recommended