Tryeza e paktit të stabilitetit për të drejtat e njeriut - (24 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shqipëria rrezikon të fitoj shifra minimale në mbështetjen financiare për 16 projektet e paraqitura në tryezën e paktit të stabilitetit për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Në mbledhjen e tryezës kombëtare, kryetarja Kozara Kati, theksoi se vëtëm dy apo tre projekte rajonale që përfshin të drejtat e njeriut median, qeverisjen lokale dhe minoritetet, janë inicuar nga pala shqiptare.

Janë rreth 166 milion euro që donatorët kanë planifikuar të shpërndajnë në Bruksel në tryezën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Anëtarët e kësaj tryeze ngritën zërin për mos pjesmarrjen në mbledhje të përfaqësuesve të ministrisë së jashtme.

Ndër projektet e propozuara veçohet ai për burgjet, pasi sipas ekspertëve të ministrisë së drejtësisë burgjet shqiptare janë plot e përplot me të burgosur, të cilët flejnë përtokë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame
Recommended