9 vjet nga eksodi i Marsit '91 - (6 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

6 Mars 1991 ? 6 Mars 2000. Sot mbushen nëtë vjet nga dita kur 25 mijë shqiptarë u hipën anijeve, duke thyer edhe murin e parë të diktaturës. Varfëria e tejskajshme, dëshira për më shumë liri, për më shumë hapsirë nxiti shqiptarët të ikin. Këto pamje i përkasin pikësrisht 6 Marsit 1991.

Për një javë rresht dhjetra anije që nga peshkarexhat e deri tek transoqeanikët, përcollën për në bregun tjetër mijra shqiptarë. Ëndrra e tyre e vjetër po bëhej realitet. Por dëshirës së të rinjve për një jetë të re në një tokë të huaj i bashkohej dhe dhimbja e të afërmve të tyre pasi ishin në ikje pa shpresë. Një ikje mes vuajtjesh.

Megjithatë që nga ajo ditë kanë kaluar 9 vjet dhe fatkeqësisht asgje nuk ka ndryshuar. Ikja e parë e 6 Marsit ?91 është përsëritur më qindra e mijra herë këto 9 vjet. Ikje që kanë patur edhe viktima. 6 Marsi ?91 çeli edhe epokën e tragjedisë së shqiptarëve që do tju vinte nga deti. Sot në këtë det dhjetra nëna, motra e fëmijë hedhin lule në kujtim të asaj dite kur të dashurit e tyre ikën, shumë prej të cilëve për të mos u kthyer më kurrë./tvklan.al

Gazaetar ? Eduart Frangaj

Recommended