Opozita kërkon garanci: Identifikim biometrik në çdo qendër votimi, pilotim të votimit elektronik

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në katër orë diskutime të gjata, opozita politike nuk ka arritur të marrë dakortësinë e madhorancës për të shtrirë teknologjinë në të gjithë vendin.

Ndaj përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi, tha se mazhorancës i është lënë afat deri nesër në orën 11 kur do të mblidhet sërish Këshilli Politik për të ofruar gatishmërinë për futjen e identifikimit biometrik në të gjitha qendrat e votimit dhe pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik.

Bylykbashi: U hap debat në lidhje me votimin elektronik dhe identifikimin biometrik. Për fat të keq për ne doli qartë qëndrimi i mazhorancës që nuk është e gatshme të ecë në këtë drejtim, të fusë identifikimin biometrik në të gjitha qendrat e votimit për të garantuar që kutitë e votimit nuk mbushen, nuk do që të mos ketë votim në emër të emigrantëve që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri, të mos ketë votim familjar, që komisionerët të mos mbushin kutitë në mbylljen e procesit të votimit për ata që nuk erdhën të votonin dhe të mos votohet me karta identiteti të falsifikuara. PS e bëri të qartë që nuk ishe e gatshme për këtë. Kjo është një nga temat kryesore të opozitës prej vitesh për garantimin e kutisë, që kur të numërohet të numërohen votat e vërteta të zgjedhësve dhe jo të falsifikuara.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/teknologjia-ndan-palet-opozita-kerkon-identifikim-biometrik-ne-te-gjitha-qendrat-e-votimit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended