Report TV -KQZ nuk ndryshin asnjë qendër votimi

  • 5 years ago
Po sot, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk do të ndryshojë asnjë qëndër votimi që është vendosur për zgjedhjet e 30 qershorit në 27 bashkitë e djathta, të cilat kanë lajmëruar se këto ambiente nuk do të vendosen në dispozicion të KQZ-së. KQZ do të marrë në dispozicion rreth 2000 qëndra votimi në bashkitë e djathta, e në rast incidentesh do ketë ndërhyrje të forcave të policisë.

PS do të jetë e vetmja që do të ketë numërues në grupet e numërimit. KQZ me 4 vota pro dhe 1 kundër, vendosi që grupet e numërimit të votave për zgjedhjet e 30 qershorit, do të përbehen nga 4 anëtarë, dy të propozuar nga PS dhe dy anëtarë do të përzgjidhen nga KZAZ-ja me short.

Në Shqipëri kanë ardhur 3 606 815 fletë votimi. Fletët për kryebashkiakë dhe këshilltarë u prodhuan nga kompania Cetis në Slloveni me kosto 60 milion lekë.Kjo procedurë vjen në një moment mjaftë të tensionuar, ku opozita e vendit vijojnë të paralajmëroi se do të pengojë me çdo kusht zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërsa edhe presidenti Meta ka deklaruar se dekreti i tij për shfuqizimin e zgjedhjeve është në fuqi dhe data e zgjedhjeve është e pavlefshme.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare sulmuan dhe dogjën zyrat ku ishin vendosur KZAZ-të. Përballë këtyre zyrave që ishin në pronësi të bashkive të drejtuara nga partitë opozitare pati përplasje mes policisë dhe militantëve të PD e LSI, që më pas sollën arrestime të shumta, kryesisht të drejtuesve në strukturat e PD në bashkitë përkatëse.

Recommended