Report TV - Kuvendi i kalon 'topin' KQZ-së, nuk shpall vakancë për të 'vetëdjegurit'

  • 5 years ago
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tashmë në zyrën e tij 56 dorëheqjet e deputetëve të opozitës, të cilat ja përcolli Kuvendi i Shqipërisë ditën e premte pasdite.

Burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pohojnë se ende nuk është bërë një verifikim formal i shkresave, gjë e cila pritet të kryhet gjatë fillimit të javës. Nuk ka një afat brenda të cilit KQZ duhet të kryejë zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr me kandidatët në listat vijuese.

KQZ akoma nuk ka thirrur një mbledhje për të përpunuar dorëheqjet dhe për të thirrur kandidatët në listat pritëse për tu kërkuar formularët e dekriminalizimit përpara se tu japë mandatin. Por, burime pranë Kuvendit, i thanë Report TV, se dokumentet e përcjella në KQZ në këtë rast nuk janë të njëjta si praktikat shkresore në raste të tjera kur ndonjë deputet ka lënë mandatin.

Për krahasim, kur Bujar Muça dorëzoi mandatin si deputet i Elbasanit, Kuvendi, njoftoi KQZ-në me një shkresë ku thuhej: ?Ju njoftojmë se deputeti Bujar Muça ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dorëzimin e mandatit të deputetit. Në mbështetje të nenit 71, pika 2 e Kushtetutës ka mbaruar. Bazuar në Kodin Zgjedhor Kuvendi ju njofton për krijimin e vakancës nga ndërprerja e parakohshme e mandatit, për të vijuar procedurat e zëvendësimit?.

Pra, siç shihet, në rastin e deputetit Bujar Muça, Kuvendi, siç e detyron Kodi Zgjedhor, ka shpallur vakancën dhe i kërkon KQZ-së zëvendësimin. Por në rastin e deputetëve të opozitës, Kuvendi ka përcjellë një shkresë ndryshe.

Recommended