Anëtari KQZ-së: Prokuroria të faktojë akuzat, nuk mund të thotë kemi folur me Interpolin!

  • 5 years ago
Anëtari i KQZ, Bledar Skënderi ka deklaruar se argumentet e Prokurorisë për rastin e Kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku nuk janë të mjaftueshme. Ai tha se Prokuroria duhet të përcaktojë nëse shkeljet për të cilat akuzohet Kajmaku në Greqi përbëjnë vepër penale edhe në Shqipëri, ndërsa shtroi edhe pyetjen nëse për akuzat ndaj Kajmakut ka ndonjë vendim gjykate që i dokumenton.

"Vendimi i Kuvendit e ka tejkaluar atë që përcakton ligji. Derisa sot asnjë subjekt i interesuar nuk e ka ankimuar në rrugë gjyqësore këto mbetet në fuqi. Prokuroria e Përgjithshme duhet të kryejë këto veprime kryesore. Duhet të përcaktojë nëse vepra penale në Greqi përbën vepër penale në Shqipëri. Kjo është detyra kryesore e Prokurorisë. Në çdo pikë formulari thotë a keni qenë nën hetim për kryerjen e ndonjë vepre penale, por fakti është, a përbën vepër penale. Prokuroria këtë duhet të pëcaktojë. Prokuroria e Përgjithshme nuk mund të thotë se kemi folur me Interpolin dhe rezulton kështu. Por a ka ndonjë vendim gjykate për këtë. Unë jam i qëndrimi që këto pyetje që bëra këtu, t'ia dërgoj prokurorisë me shkresë", u shpreh Skënderi.

Recommended