Basha: Do bllokojme cdo qender votimi, opozita jemi ne

  • 5 years ago
Për më shumë një orë opozita protestoi duke bllokuar 5 akse kryesore në vend. Protestuesit e Tiranës u mblodhën në rreth rrotullimin ?Shqiponja?.

Qytetarët bllokuan të dy krahët e autostradës Tiranë ?Durrës dhe rrugët dytësore duke shkaktuar kaos në trafik. Nuk munguan dhe incidentet mes drejtuesve të mjeteve dhe protestuesve. Karvani i makinave që u bllokuan si pasojë e protestës së opozitës arriti në disa kilometra. Në shenjë proteste krahas thirrjeve e pankartave që mbanin në duar, protestuesit në Elbasan dogjën edhe goma.

Kreu i opozitës Lulzim Basha zgjodhi që në këtë mosbindje civile, t?u prijë në Milot protestuesve të veriut. Kryedemokrati përsëriti thirrjen për largimin e Kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe prerazi u shpreh se në 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.

"Në 30 Qershor nuk ka për të patur zgjedhje në Shqipëri këtë e di dhe bufi, e di dhe vëllai i bufit, Edi Rama. Nuk ka zgjedhje pa opozitën dhe opozita nuk krijohet siç krijohen mercenarët e Edi Ramës dhe ajo jemi vetëm ne. Ne jemi të vendosur që mos lejojmë krimin elektoral që është nëna e krimeve ekonomike, nëna e varfërisë".

Për afro dy orë qarkullimi u paralizua edhe në autostradën Plepa-Kavajë, përballë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë. E njëta situatë ishte edhe në rrethrrotullimin e Sheqit, ku ishin mbledhur protestues nga Fieri.

Tv Klan

Recommended