Shehi: Nuk do e lejojmë 30 qershorin, përballje në çdo cep - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaroi se opozita nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe se do të respektojë dekretin e Presidentit Ilir Meta.Në një prononcim për mediat, Shehi paralajmëroi se në 30 qershor opozita nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve dhe se do të përballet me atë që ai e quajti ?juntë e re politike? në çdo cep të Shqipërisë.?Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore. Ne nuk i njohim këto janë votimet e zotit Rama, ne do të ndjekim dekretin e presidetit Ilir Meta i cili është në fuqi. Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor rezistenca jonë do të jetë edhe më e madhe. Më 30 qershor nuk do të ketë votime. Ne do të shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me këtë juntën e re politike. Ne këto zgjedhje nuk i njohim. Më 30 nuk do të ketë votime. Rrezikshmëria e këtij grupi është kaq e madhe sa justifikon cdo lloj forme rezistence?I ndalur tek vendimi i Kolegjit Zgjedhor për mosnjohje të dekretit të Metës, Shehi tha se Kolegji nuk ka as vlerë juridike e as politike.?Kolegji është fantazëm, nuk ka vlerë as jurudike dhe as politike. Aty janë disa fatkeqë që i ka rënë rasti të marrin vendime të këqija për veten?Kreu I LZHK, I bëri deklaratat pas takimit që aleatët zhvilluan me kreun demokratë, Lulzim Basha në selinë blu, ku diskutuan në lidhje me aksionin opozitar të javës.
Recommended