Meta nuk shkarkohet nga Presidenca |Lajme-News

  • 4 years ago
Presidenti Meta nuk do të shkarkohet.
Shumica, si iniciatore e nismës se Komisionit Hetimor për kreun e shtetit vendosi të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe mos t'i cilësojë si shkelje të rënda, si shfuqizimin e datës së zgjedhjeve Qershorin e shkuar, ashtu dhe mos kryerjen e ceremonisë së betimit për Arta Vorpsin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Arsyet e kësaj vendimmarrje i thotë kryeministri në parlament.
Retorika e ashpër kundër Presidentit, që e quan tutor të opozitës nuk mungoi dhe për kreun e maxhorancës, Ilir Meta si president, për keqpërdorimin që i ka bërë institucionit të Presidencës, nuk ka të krahasuar me asnjë nga paraardhësit.
Por për të shmangur çdo shkelje të Kushtetutës, siç mendon Rama se Meta ka bërë gjatë kësaj periudhe që drejton shtetin, por dhe për çdo drejtues të atij institucioni, shumica përsërit një refren të vjetër në politikën shqiptare, domosdoshmërinë e ligjit për Presidentin.
Presidentit, por dhe opozitës jashtë parlamentit, Rama i bën të qartë se do t'i shkojë deri në fund nismës për të ndryshuar Kushtetutën në 30 Korrik.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended