Paloka refuzon Ramën: Zgjedhje dhe qeveri kujdestare - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opozita ka hedhur poshtë ofertën e kryeministrit Edi Rama për një marrëveshje me liderin e opozitës Lulzim Basha për zgjidhjen e krizës politike. Partia Demokratike, por edhe aleatët e saj besojnë se kjo krizë zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme dhe kjo është e vetmja marrëvëshje që opozita pranon.Sipas opozitës kryeministri Rama e ka tashmë në tavolinë propozimin për një qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve, që përbën edhe kushtin kryesor të koalicionit opozitar për një proces të lirë e të ndershëm.Të gjitha energjitë e opozitës janë përqëndruar tek zgjedhjet e parakohshme që në këndveshtrimin e saj duhet të zhvillohen pas miratimit të reformës zgjedhore. Për këtë arsye diskutimet brenda vetë opozitës janë përqëndruar tek mënyra se si do të ndërtohet koalicioni opozitar në mënyrë që secila prej partive të arrijë të përkthejë votat e saj në mandate.Në kushtet kur ndryshimi i sistemit elektoral duket i pamundur, lideri i opozitës Basha duket i hapur për të pranuar propozimin e aleateve për krijimin e grupimeve brenda koalicionit opozitar.

Recommended