Tahiri: Dosja ime nuk ka më sekrete, i ka nxjerrë vetë prokuroria - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Krimeve të Rënda po zhvillon me dyer të mbyllura seancën në lidhje me ankimimin e ish-minsitrit Saimir Tahiri për zgjatjen e hetimeve.Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërriti në gjykatë I shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia.Seanca gjyqësore po zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të kërkesës së prokurorisë për ruajtje të sekretit hetimor.Por ish-ministri ka reaguar në lidhje me këtë gjë duke deklaruar se dosja e tij nuk ka më sekrete pasi prokuroria, sipas tij, e zbardhi atë me një sms.?Pas një vit e gjysmë nuk ka më sekrete, prokuroria ka nxjerrë lajme për dosjen time me SMS në media por nuk di ca sekreti ka më kjo dosje?Tahiri kërkoi që të rrëzohet zgjatja e hetimeve në lidhje me dosjen.Pak ditë më parë prokuroria vendosi zgjatjen e heimeve deri më datën 17 prill 2019.
Recommended