Tahiri në gjykatë: Dosja ime nuk ka më sekrete - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Krimeve të Rënda po zhvillon me dyer të mbyllura seancën në lidhje me ankimimin e ish-minsitrit Saimir Tahiri për zgjatjen e hetimeve.Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërriti në gjykatë I shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia.Seanca gjyqësore po zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të kërkesës së prokurorisë për ruajtje të sekretit hetimor.Por ish-ministri ka reaguar në lidhje me këtë gjë duke deklaruar se dosja e tij nuk ka më sekrete pasi prokuroria, sipas tij, e zbardhi atë me një sms.?Pas një vit e gjysmë nuk ka më sekrete, prokuroria ka nxjerrë lajme për dosjen time me SMS në media por nuk di ca sekreti ka më kjo dosje?Tahiri kërkoi që të rrëzohet zgjatja e hetimeve në lidhje me dosjen.Pak ditë më parë prokuroria vendosi zgjatjen e heimeve deri më datën 17 prill 2019.Seanca gjyqësore në lidhje me zgjatjen e hetimeve për çëështjen ?Tahiri? është shtyrë pasi prokurorët nuk kishin dokumetet e kërkuara nga trupa gjykuese.Një gjë të tillë e pohoi vetë ish-ministri Saimir Tahiri, gjatë një prononcimi për medait pas seancës gjyqësore, ku theksoi se hetimet kanë kapërcyer limit e kohës dhe se prokurorët nuk po dinë sesi të mbyllin çështjen.Tahiri tha se ai nuk mbahet peng nga askush dhe se shumë shpejt do të flasë.?Hetimet janë zgjatur pesë herë, ka kaluar çdo afat i arsyeshëm, zgjedhja duhet të marrë zgjidhje në një mënyrë apo tjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi, e nëse kjo ndodh me mua, imagjinoni se cfarë ndodh me të tjerët, që përplasen para gjykatave, bërtasin. Unë nuk mbahem peng nga askush, kam respektuar drejtësinë, pavarësisht se besoj se është sakrificë nga ana ime ta respektoj. Unë kam heshtur për të marrë atë që më takon, pastaj do të flas, por peng nuk ka si më mban njeri. Kjo çështje ka kaluar çdo limit të arsyeshëm. Sot seanca u shty. Gjykata nuk kishte asnjë sekret. Ju keni aq shumë mesazhe nga prokurorët në telefonat tuaj sa nuk ka më sekrete. Seanca u shty, pasi gjykata kërkoi dokumente që prokurorët nuk i kishin. Kjo cështje është shtyrë 5 herë, ka humbur sensing?
Recommended