Report TV - Tahiri në Gjykatë/ Avokati: Do kërkojmë pushimin e çështjes, Prokuroria nuk ka prova

  • 5 years ago
Një javë pasi u zyrtarizua si i pandehur, ish-ministri Saimir Tahiri ka qenë sot në ambientet e e Gjykatës së Krimeve të Rënda i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia. Menjëherë pas daljes nga Gjykata, avokati ka deklaruar se do të kërkojnë pushimin e çështjes pasi Prokuroria nuk ka prova. Ai deklaroi se për akuzat ndaj Tahirit nuk ka asnjë bazë.

"Ne kemi marrë fashikujt nga organi i Prokurorisë të cilat do të vlerësohen nga gjykata për të vendosur nëse do të shkojmë në gjyq. Nuk ka asnjë bazë për këto akuza. Kërkesa nuk është e bazuar ligjërisht. Ne do të kërkojmë pushimin e cështjes. Ne mohojmë cdo gjë. Mënyra se si janë sevrirur aktet që ngrejnë akuza është e paligjshme jo vetëm për arsyen që kanë dalë por edhe për formën si janë deformuar", deklaroi Haxhia.

Më 28 shkurt Prokuroria e Krimeve të Rënda çoi në Gjykatë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me tre akuza, të trafikut të drogës, krijimit të grupit të strukturuar kriminal, dhe kryerja e veprës penale në kuadër të grupit kriminal.

Pasi u njoh me akuzat Tahiri tha me ironi se pas Aldo Bares ndoshta është i dyti me këtë akuzë. Ndonëse tha se do respektojë drejtësinë, ish-ministri tha se kjo pritej duke e cilësuar proces të turpshëm, politik e të komanduar.

Recommended