RTV Ora – Vijon seanca maratonë te Krimet e Rënda, Tahiri kërkon pushimin e çështjes
  • 5 years ago
#rtvora
Prej gati 6 orësh vijon seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda për dosjen "Tahiri".

Janë 57 fashikuj që u transportuan me karrocë nga prokuroria në seancën e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Burimet bëjnë me dije se në seancën me dyer të mbyllura po zhvillohet debat nëse ka prova që e implikojnë ish-Ministrin e Brendshëm apo jo.

Nga pretendimet e avokatit të Tahirit Maks Hxhia, ish-Ministrit të Brendshëm por edhe avokatëve të tre ish-drejtuesve të policisë pretendohet se Prokuroria nuk ka asnjë provë që i fajëson.

Ata kërkojnë pushimin e çështjes pasi pretendojnë se nuk ka asnjë provë të vlefshme që çështja të shkojë në gjyq.

Seanca maratonë vazhdon dhe si rrallë ndonjëherë nuk është bërë asnjë sekondë pushim.

Nuk dihet nëse gjyqtarja Emiljana Muça do ta përfundojë seancën brenda orarit zyrtar apo do të zgjasë deri në orën 6 apo 7 kur pritet të kemi një vendim.

Pesë ditë më parë seanca u shty për shkak se organi i akuzës nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjerë.

Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia ka deklaruar se nëse vazhdon shtyrja e seancave do të detyrohet të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Gazetaret RTV Ora kanë fokusuar momentin kur prokurorët kanë sjellë dosjen në gjykatë.

Dosja Tahirit në gjykatë

Më 28 shkurt, Prokuroria për krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Sajmir Tahirit në gjykatë.

Vetë tahiri kërkon pushimin e çështjes. Ish ministri shoqërohet nga avokati i tij Maksim Haxhia.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.
Për më shumë lexoni në:
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended